
Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike, IRGC, e Iranit tha se Ngushtica e Hormuzit do të mbetet e mbyllur për sa kohë që vazhdojnë “kërcënimet” dhe “ndërhyrja” e SHBA-së në transportin detar në rajon, disa orë pasi ushtria amerikane tha se kishte goditur dhjetëra objektiva të IRGC-së në Iran.
“Ngushtica e Hormuzit nuk do të rihapet për sa kohë që vazhdojnë retorika e tepruar, kërcënimet nga zyrtarët amerikanë dhe ndërhyrja e tyre në lëvizjet detare në rajon”, tha Garda Revolucionare e Iranit në një deklaratë në Telegram.
“Kërcënimet dhe ndërhyrjet vetëm sa do ta bëjnë situatën më të vështirë dhe më komplekse”, tha IRGC.
Irani pretendon se Ngushtica e Hormuzit është nën kontrollin e tij dhe shpesh ka sulmuar anijet që nuk i përmbahen udhëzimeve të tij.



