LajmeMaqedoniTopLajm

Bullgaria i dërgoi notë verbale MPJ-së së Maqedonisë pas djegies së flamurit bullgar në Vevçan

Ambasadori i Bullgarisë në Shkup, Angel Angellov i dërgoi notë verbale Ministrisë së Punëve të Jashtme të Maqedonisë për shkak të informacioneve se në Vevçan është djegur një flamur bullgar, gjatë së cilit, policia shpërndau njerëzit që ishin mbledhur për zhvillimin e karnavalit, nga organizimi i së cilës u tërhoq edhe Komuna këtë vit – për shkak të situatës me koronavirusin, përcjell Portalb, trnsmeton TOP24.

Për demarshin, në Facebook, informoi ministrja e Jashtme bullgare Ekaterina Zaharieva.

“Me rastin e raportimeve të mediave për flamurin e djegur bullgar në fshatin Vevçan të Republikës së Maqedonisë së Veriut, i porosita ambasadorit bullgar në Shkup, Angellov, të shprehë para Qeverisë së RMV-së protestën tonë të fortë kundër këtij akti vandal. Ambasadori Angellov tashmë i ka dërguar një demarsh të mprehtë verbal Ministrisë së Punëve të Jashtme të RMV”, shkroi Zaharieva.

Mediat bullgare nuk raportojnë më shumë detaje në lidhje me rastin që shkaktoi demarsh verbal nga Sofja në Shkup, përveç se gjatë karnevalit vjetor në Vevçan është djegur flamuri bullgar.

 

Ndërkohë për djegien e flamurit bullgar në Vevçan reagoi edhe presidenti i vendit, Stevo Pendarovski.

“Djegia e flamurit të Republikës së Bullgarisë gjatë karnavalit në Vevçan është e papranueshme dhe e dënueshme. Mes fqinjëve është i nevojshëm ndërtimi i besimit, mirëkuptimit dhe respektit”, tha Presidenti Pendarovski.

Dje, në ditën e fundit të karnavalit të Vevçanit, flamuri bullgar u dogjën bashkë me maskat e tjera.

Ndryshe, tensionet nëpërgjithësi midis dy vendeve kanë filluar menjëherë pasi Maqedonia e Veriut mori dritën jeshile për fillim të negociatave me BE-në. Disa muaj pas këtij lajmi të mirë Bullgaria filloi të shprehë pakënaqësitë që i kishte kundrejt Shkupit, e që kishin të bënin kryesisht me historinë dhe gjuhën maqedonas, por jo rrallë nga ana e Bullgarisë përmendej si pengesë nxitja e urrejtjes ndaj popullit bullgar nga pala maqedonase.

Related Articles

Back to top button
Close
Close