LajmeSport

Agim Maliqi uron “Bota sot”: Gjithmonë ka qenë afër sportistëve

Ish-futbollisti i mirënjohur dhe aktualisht trajner, Agim Maliqi, ka uruar 31-vjetorin e gazetës kombëtare “Bota sot”.

Maliqi, pjesë e gjeneratës së sakrificës në futbollin kosovar, vlerësoi rolin e gazetës në mbështetjen dhe promovimin e sportistëve ndër vite.

Ai tha se “Bota sot” ka qenë gjithmonë afër sportistëve.

“Urime ‘Bota sot’ përvjetorin, shumë suksese në vazhdimësi. Gjithmonë e keni përkrahur me të madhe sportin dhe sportistët”, ka uruar Maliqi.

Related Articles

Back to top button
Close
Close