SportTopLajm

“Buba” arrinë në Gjilan dhe takohet me drejtuesit e Dritës, ja imazhet ekskluzive

E ardhmja e Ferhan Hasanit vazhdon të mbetet në ‘ajr’, me futbollistin tetovar i cili ka disa opsione pranë vetës për aventurën e tij të radhës. Njëra ndër to është edhe oferta e Klubit Futbollistik “Drita”, për të cilën kishte raportuar ditë më parë ekskluzivisht Gazeta “Sheshi”.

“Buba” ka mbyllur prej ditësh bashkëpunimin me skuadrën finlandeze HJK Helsinki dhe tashmë pritet të bëhet me ekip të ri. 30 vjeçari ishte fare pranë transferimit te skuadra e Tiranës në Kategorinë Superiore, mirëpo negociatat tashmë janë mbyllur edhe zyrtarisht pa sukses.

Klubi indian “Çenain” ishte një tjetër opsion për reprezentuesin e Maqedonisë Veriore, por mos dakordimi i marrëveshjes ka bërë që të flitet sërish për të ardhmen e tij.

Gjatë mbrëmjes së 12 janarit, “Buba” është parë në qytetin e Gjilanit së bashku me ish-bashkëlojtarët e tij, si dhe drejtuesit e Klubit Futbollistik “Drita”, të cilët janë tejet të interesuar për t’i fituar shërbimet e tij.

Ferhan Hasani në qytetin e Gjilanit së bashku me ish-bashkëlojtarët e tij dhe drejtuesit e FC Dritës
Hasani ka qenë i shoqëruar nga Nebi Mustafi, Arben Nuhiu dhe Suat Zendeli, ndërkohë që atë e pritën në takim futbollisti i Dritës, Ardian Cuculi, së bashku me trajnerin Ardian Nuhiu dhe drejtorin sportiv të kësaj skuadre, Valon Zymberi.

Interesimi i FC Dritës për ta patur në radhët e veta Hasanin tashmë është i qartë, mirëpo mungon një “OK” final nga ana e futbollistit, i cili është i joshur gjithashtu nga një ofertë e KF Shkëndija, që gjithashtu po insiston për ta rikthyer në radhët e veta.

Ditët në vijim mund të jenë vendimtare për të ardhmen e futbollistit.

Related Articles

Back to top button
Close
Close