
Mund të konsiderohet një mesjavë pozitive për dy futbollistët shqiptarë si Armando Broja dhe Ernest Muçi. Dy sulmuesit po ecin në rrugën e duhur dhe padyshim që do të jenë një e ardhme e ndritur për sulmin e Kombëtares.
Mund të konsiderohet një mesjavë pozitive për dy futbollistët shqiptarë si Armando Broja dhe Ernest Muçi. Dy sulmuesit po ecin në rrugën e duhur dhe padyshim që do të jenë një e ardhme e ndritur për sulmin e Kombëtares.Armando Brojës i mjaftuan vetëm 45 minutat e dyta për të fituar një penallti dhe shënuar një gol në fitoren 3-1 ndaj West Ham, që çoi Southamptonin në çerekfinalet e FA Cup.
Në minutën e 65’ sulmuesi u ndal me faull në zonë, teksa pas ndërhyrjes së VAR-it, u shpërblye me penallti, të cilën e konvertoi në gol kapiteni Ward-Proëse. Në shtesë, Broja u shfaq sërish si protagonist, duke rrëmbyer një top, dribluar një kundërshtar dhe dërguar topin në rrjetë për herë të tretë. Për paraqitjen, Broja u zgjodh lojtari i ndeshjes.
Tabloidi BBC, e ka vlerësyuar me notën 8.33 më e larta e këtij sezoni. Ndërkohë gazeta tjetër Hampshire i vendos notën 8 me përshkrimin. “Fitoi penalltinë dhe i shkaktoi probleme mbrojtjes së West Ham me depërtimet e tij. Shënoi në mënyrë individuale në kohën shtesë, pasi kishte hapësirë për veten e tij duke kaluar mbrojtjen e West Ham dhe realizoi ndaj Areolës.
Ernest Muçi ka shënuar një gol shumë të rëndësishëm me fanellën e Legias këtë herë në Kupën e Polonisë. Sulmuesi shqiptar shënoi golin e sigurisë për ekipin e tij që i dha atyre edhe kualifikimin në gjysmëfinale.Legia mposhti me rezultatin 2-0 ekipin e Leczna. Muçi hyri në fushë si zëvendësues në këtë takim në minutën e 57. Ndërsa sulmuesi 20-vjecar gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 86’.



