LajmeRajonTopLajm

Brnabiq për veriun: Reagimi i KFOR’it i bie të jetë konflikt i armatosur

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, ka thënë se serbët e Veriut e mbështesin KFOR-in, por thotë se “nëse KFOR reagon ndaj tyre”, atëherë sipas saj “këtu është prishur paqja dhe ka lindur konflikti i armatosur”.

Këto komente Brnabiq i bëri në ditën kur në Bruksel do të takohet kryeministri i Kosovës, Albin Kurti me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

“Serbët në Kosovë mbështeten në KFOR-in, por nëse ndodh që KFOR-i reagon, do të thotë se është prishur paqja dhe ka pasur një konflikt të armatosur”, ka thënë Brnabiq, raporton Tanjug.

Ajo po ashtu ka thënë se “Beogradi po prezantohet në Bruksel me një agjendë të qartë politike”, e cila sipas saj “ka prioritet paqen dhe stabilitetin”.

“Qëllimi ynë është të ruajmë paqen dhe të sigurojmë stabilitet dhe kjo është detyra e vetme sot në Bruksel”, tha kryeministrja serbe.

Po ashtu ka shtuar se “Serbia sot në Bruksel është në duar të sigurta”, referuar Vuçiqit.

Artikuj të ngjashëm

Back to top button
Close
Close