LajmeRajonTopLajm

Britania e Madhe mirëpret vendimin e SHBA-së për sanksione ndaj Veselinoviqit dhe grupit të tij

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott, ka thënë se ky vendim është në interes të të gjitha komuniteteve në Kosovë, transmeton Zeri.info.

“E mirëpres vendimin e SHBA-së për të vendosur sanksione kundër individëve të përfshirë në krim të organizuar dhe korrupsion. Kjo është në interes të të gjitha komuniteteve në Kosovë”, ka shkruar Abotti.

Ai ka shtuar se prishja e lidhjeve mes krimit të organizuar dhe individëve të korruptuar “është thelbësore nëse duam të krijojmë hapësirën për politikanët dhe zyrtarët që punojnë në interes të të gjithë atyre që përfaqësojnë, jo vetëm për veten e tyre”. /Zëri

Related Articles

Back to top button
Close
Close