BotaLajmeTopLajm

Bora në Turqi shkaktoi kaos trafiku, nga aksidentet e shumta ka pasur edhe me fatalitet

Të paktën tre persona kanë humbur jetën në një aksident trafiku në Turqi të shkaktuar nga kaosi i trafikut të dielën për shkak të reshjeve të mëdha të borës.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, të paktën 18 persona të tjerë u lënduan kur një shofer autobusi në provincën veriore të Tokatit humbi kontrollin e mjetit, i cili më pas përfundoi në një kanal dhe u përmbys.

Gjithashtu, kalimi përmes ngushticës së Bosforit në Stamboll është mbyllur përkohësisht për shkak të dukshmërisë së dobët. Moti i keq ka prekur edhe jetën publike në Turqinë juglindore.

ë provincat Bingöl, Sirnak dhe Elazig, në shumë fshatra është ndërprerë qarkullimi.

Shërbimi Meteorologjik Turk pret që bora të vazhdojë të bjerë shumë gjatë të dielës në Stamboll dhe pjesë të rajonit të Detit të Zi.

Nderkohë në pjesë të Anadollit dhe Turqisë juglindore moti i tillë pritet të vazhdojë deri në mbrëmjen e së hënës. /Telegrafi/

VIDEO:

https://www.youtube.com/watch?v=ymbvvntIgFI&feature=emb_title

Related Articles

Back to top button
Close
Close