
Një takim që pritet të nxisë reagime në skenën politike është zhvilluar sot mes Bruno Cekës, bashkëpunëtor i afërt i kryetarit të BDI-së Ali Ahmeti dhe përfaqësues i Organizatës Shqiptaro-Amerikane për Maqedoninë e Veriut, dhe kryeministrit Hristijan Mickoski, shkruan Top24
Sipas njoftimit të bërë publik nga vetë Ceka, në takim është biseduar për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, integrimin e vendit në Bashkimin Evropian, si dhe për kërkesat e studentëve. Ai ka theksuar se këto janë tema me rëndësi shtetërore dhe jo çështje të politikës ditore.
Takimi ka ngjallur interes në opinion, veçanërisht për shkak të afërsisë së Cekës me kreun e BDI-së, Ali Ahmeti. Deri më tani nuk ka asnjë njoftim zyrtar që lë të kuptohet se është diskutuar për bashkëpunime politike apo zhvillime të tjera përtej temave të deklaruara publikisht.
Mbetet të shihet nëse ky takim do të pasohet me reagime nga BDI-ja ose nga aktorë të tjerë politikë.






