LajmeRajon

‘Boll ma’, Prishtina ‘ngrihet në këmbë’ për Liridonën

Është mbajtur marshimi në Prishtinë për vrasjen e Liridona Ademajt.

Marshimi është zhvilluar tek Amfitetari, në sheshin ‘Zahir Pajaziti’, ku pati një performancë artistike për disa minuta.

Më pas të gjithë bashkë marshuan drejt ndërtesës së qeverisë ku u shpalosën kërkesat dhe apelin që kanë gratë protestuese.

Qytetarët mbajtën në duar tollumbace, në të cilën shkruheshin dhe mesazhe.

Liridona Ademaj u vra në Prishtinë mbrëmjen e më 29 nëntor, nga një plan i mirëmenduar i bashkëshortit të saj, i paraqitur fillimisht si grabitje. Gjykata Themelore e Prishtinës, ua ka caktuar nga 30 ditë paraburgim, Naim Murselit, Granit Plavës, dhe Kreshnik Kokallës, të dyshuar për vrasjen e Liridona Ademajt.

Related Articles

Back to top button
Close
Close