
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken ndodhet në Ankara të Turqisë si pjesë e vizitës së tij të ngjeshur në Lindjen e Mesme – dhe është takuar ministrin e Jashtëm turk, Hakan Fidan për bisedime me dyer të mbyllura.
Vizita e tij në Turqi vjen në kohën e rritjes së ndjenjës anti-SHBA në vend, pasi policia të dielën iu desh të ndalonte një grup protestuesish pro-palestinezë që thuhet se përpiqeshin të hynin në një bazë ajrore ku janë vendosur forcat amerikane.
Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan e quajti të dielën “detyrë” të vendit të tij të ndalojë gjakderdhjen në Gaza dhe t’i shpëtojë palestinezët nga “shtypja” e Izraelit.
Marrëdhëniet midis Izraelit dhe Turqisë janë përkeqësuar që nga fillimi i luftës, pasi të dy vendet urdhëruan kthimin e diplomatëve të tyre. Erdogan tha se i kishte “shkruar” kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu si homolog, por shtoi se Turqia nuk dëshiron të ndërpresë lidhjet me Izraelin.
Kryediplomati i SHBA-së ka vizituar tashmë Izraelin – ndalesa e tij e parë në rajon – pasi kërkoi një pauzë në luftimet në Rripin e Gazës për të lehtësuar ndihmën humanitare. Blinken zhvilloi gjithashtu takime me udhëheqës dhe ministra në Bregun Perëndimor të pushtuar, Jordani dhe Irak.



