EkonomiLajme

Bitcoin kalon 35 mijë dollarët

Bitcoin vijoi rritjen ditën e Mërkure në një tjetër shifër rekord. Çmimi shkoi deri në 35,622 dollarë në orët e para të mëngjesit në Bitstamp përpara se të tërhiqej në 34 mijë dollarë.

Vala e radhës e rritjes erdhi pas një rënie prej 10% në 29 mijë dollarë në fillim të javës. Ditën e Hënë JPMorgan tha se kriptomonedha mund të shkojë deri në 146 mijë dollarë duke konkurruar edhe me arin. Metali me vlerë u rrit me 25% gjatë 2020.

Po strategjistët e JPMorgan theksuan nevojën që bitcoin të bëhet më pak i luhatshëm në vlerë nëse do të matet me vlerën e arin në vlerë tregu.

Deklaratat e bankës janë me interes të lartë për publikun duke qenë se CEO i kësaj banke Jamie Dimon e kishte quajtur në të kaluarën bitcoin një mashtrim.

Related Articles

Back to top button
Close
Close