LajmeMaqedoniTopLajm

Bilall Kasami takon përfaqësuesit e komunitetit Rom në Tetovë

Kryetari i komunës së Tetovë, Bilall Kasami sot ka takuar  përfaqësues të shoqërisë civile nga Bosnja dhe Hercegovina, Serbia dhe ato vendore me të cilat kanë biseduar rreth komunitetit rom në RMV, sidhe shtoi se kjo kategori e qytetarëve janë të margjinalizuar sidhe nuk kanë qasje etet e kanalizimit dhe ujësjellësit, rrymë dhe rrugë të asfaltuara,  shkruan TOP24.

Kasami tha se “Banimi, për mendimin tim, është një nga mjetet e rëndësishme, themeli i një komuniteti në të cilin ai duhet të sigurojë të drejtat e strehimit, të drejtat e punësimit, të drejtat shëndetësore dhe të mbrojtjes sociale”

Ai më tej shton se fatkeqësisht, në Republikën e Maqedonisë së Veriut, kudo ku kemi përqendrim më të madh të komunitetit rom, shumica janë në margjinat e shoqërisë në përgjithësi. Duke i hasur nëpër vendbanime që nuk janë pjesë e planeve të përgjithshme dhe të detajuara urbanistike të komunave dhe për shkak të kësaj, ata qytetarë, nuk kanë qasje në kushtet elementare të jetesës, siç janë qasja në rrjetet e kanalizimit dhe ujësjellësit, rrymë dhe rrugë të asfaltuara.
Kryetari i Tetovës u zotua se si kryetar i ri i Komunës së Tetovës do të përpiqet të shfrytëzoj të gjitha fondet, sinergjitë dhe bashkëpunimet e mundshme në të cilat pas mandatit tim do të krenohemi me rezultatet konkrete për integrimin e komunitetit rom në Komunën e Tetovës, shkruan Kasami në profilin e tij në FB përcjellë TOP24.

Related Articles

Back to top button
Close
Close