
Kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami përmes një postimi ka përkujtuar 5 Majin ditën e dëshmorëve duke theksuar se “Përulemi me respekt përpara veprave të tyre, duke i kujtuar me mall, dhembshuri dhe krenari sakrificën e tyre”, përcjellë TOP24.
“Sot është dita e mijëra të rinjve dhe të rejave që dhanë jetën për liri. Përulemi me respekt përpara veprave të tyre, duke i kujtuar me mall, dhembshuri dhe krenari sakrificën e tyre.
Lavdi e përjetshme, nderim, respekt dhe mirënjohje më të thellë dëshmorëve të paharruar të atdheut, të çdo epoke!
” ka shkruar Kasami përcjellë TOP24.



