LajmeMaqedoniTopLajm

Bilall Kasami në “Debate zgjedhore”, “Nuk kërkojmë vota për LSDM-në por për vete”

Janë në një koalicion të përbashkët parazgjedhor por votat secili i kërkon për vete. Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami tha se gjatë fushatës së tyre nuk kërkojnë vota te shqiptarët për partnerin e tyre të koalicionit LSDM por vetëm për Lëvizjen Besa.

Bilal Kasami: “Nuk e di dhe nuk është për mua aq me rëndësi se si e pranojnë shqiptarët LSDM-në.

Fatmir Aliu: Keni bërë koalicion me LSDM si nuk është e rëndësishme e nuk ju intereson çka thonë shqiptarët për të?

Bilall Kasami: “Për mua ëshët e rëndësishme se si shqiptarët pranojnë Lëvizjen Besa në terren. Ne në këto zgjedhje nuk kërkojmë votë për LSDM, ne në këto zgjedhje kërkojmë votë për Lëvizjen Besa dhe për koalicinonin “Mundemi” pjesë e së cilës është Lëvizja Besa”.

Show More

Related Articles

Back to top button
Close
Close