LajmeMaqedoniTopLajm

HYSNI ISMAILI SOT U TAKUA ME KOMPANITË E MIRËNJOHURA TETOVARE: “RENOVA”, “VEZË SHARRI” DHE “KOKRRA E ARTË” (FOTO)

Kandidati për deputet nga zona 6 zgjedhore i koalicionit “Tash është koha” nga AAA – ASH, Hysni Ismaili, gjatë ditës së sotme ka realizuar takim me afaristët e mirënjohur nga Tetova. Pas takimit me anëtarët e Kryesisë së Shoqatës së Shkrimtarëve OENEUM – Tetovë, ministri i Kulturës, Hysni Ismaili, së bashku me partnerët e koalicionit dhe kandidatët për deputet nga zona 6 zgjedhore, ka realizuar takim me përfaqësuesit e kompanisë afatiste “Renova” me seli në Xhepçishtë të Tetovës, kompaninë e mirënjohur “Vezë Sharri” dhe kompaninë ” Kokrra e Artë”.

Gjatë këtyre takimeve, u fol mbi investimet kapitale dhe planin ekonomik të koalicionit “TASH është koha” mbi investimet në kompanitë shqiptare në vend.

Koalicioni “TASH është koha” në platformën zgjedhore “Shtet për të gjithë”, do të angazhohet që brenda 4 viteve qeverisje të hap 25 000 vende të reja pune.

Related Articles

Back to top button
Close
Close