LajmeMaqedoniTopLajm

Bilall Kasami: Lëvizja Besa insistoi, kushtëzoi që shqiptarët në diasporë të përfshihen në Kushtetutë(VIDEO)

Sonte në emisionin Click Plus në TV21, kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, deklaroi se me insistim të Lëvizjes Besa krahas “diasporës maqedonase” në Kushtetutë e kanë futur edhe “diasporën shqiptare”, me të cilën shteti do të duhet të kujdeset ashtu siç kujdeset për diasporën maqedonase.

“Kur kemi të bëjmë me diasporën. Kemi dy kategori të qytetarëve që janë jashtë vendit. Kemi kategorinë e diasporës që jo detyrimisht janë shtetas të Maqedonisë, por ata e kanë marrë shtetësinë e vendit prej nga janë, apo janë gjeneratë e dytë apo e tretë të cilët ndjehen shqiptarë, kanë rrënjë nga këtu, kanë lidhje emocionale por nuk janë shtetas formalisht shtetas të Maqedonisë pasi kanë marrë shtetësinë e Gjermanisë apo vendeve tjera. Dhe kemi kategorinë tjetër që janë shtetas të Maqedonisë bile kanë edhe dokumente të Maqedonisë dhe të cilët përkohësisht janë të angazhuar jashtë vendit. Dhe kur jemi këtu ne si Lëvizje Besa krahas diasporës maqedonase e kemi futur edhe diasporën shqiptare. Tanimë shteti ka për obligim edhe diasporën shqiptare që vijnë nga Maqedonia e Veriut, duhet të kujdeset ashtu siç kujdeset për diasporën maqedonase”

Artikuj të ngjashëm

Back to top button
Close
Close