BotaLajme

Biden: Talebanët nuk duan të njihen si legjitim

Presidenti i SHBA: Po kalojnë në një krizë ekzistenciale, forcat ushtarake në Afganistan deri në largimin e çdo amerikani

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden nuk beson se talebanët kanë ndryshuar, dhe se sipas tij, ata tani po kalojnë nëpër një “krizë ekzistenciale”.

Për Biden me veprimet e tyre ata po provojnë se nuk duan të njihen si legjitim në skenën botërore pasi morën pushtetin në Afganistan.

“Mendoj se ata po kalojnë nëpër një krizë ekzistenciale lidhur me atë nëse duan që të njihen nga komuniteti ndërkombëtar si qeveri legjitime. Nuk mendoj se ata duan një gjë të tillë”.

Presidenti theksoi se ushtria amerikane ka nën kontroll aeroportin dhe po evakuon mijëra njerëz me synim largimin e të gjithë atyre që kanë nevojë të evakuohen, si amerikanë ashtu edhe afganë, deri më 31 Gusht. Por edhe nëse nuk ndodh evakuimi në kohë, kreu i Shtëpisë së Bardhë tha se trupat ushtarake do të qëndrojnë përtej Gushtit në atë territor.

“Nëse ndodh kjo, ne do të analizojmë situatën për të mësuar se kush ka mbetur atje. Dhe nëse do të ketë shtetas amerikanë të paevakuuar, ne do të qëndrojmë atje derisa t’i nxjerrim ata nga vendi”.

I pyetur për mbrojtjen e të drejtave të grave në këtë vend, Biden tha se “ideja që ne të jemi në gjendje të rregullojmë çështjen e të drejtave të grave në mbarë botën përmes forcës ushtarake nuk është ide racionale. Ka shumë vende të botës ku gratë shtypen. Mënyra se si duhet ta trajtojmë këtë çështje është që të bëjmë presion ekonomik, diplomatik dhe ndërkombëtar mbi ta, në mënyrë që ata të ndryshojnë sjelljen”.

Klan News

Related Articles

Back to top button
Close
Close