BotaLajmeTopLajm

Biden: Plani i vaksinimit në SHBA një dështim

Do të ketë 100 milionë vaksina në 100 ditët e para të administratës sime, deklaroi presidenti i zgjedhur i SHBA Joe Biden, pasi e konsideroi një dështim deri tani planin e vaksinimit.

Pak më shumë se 10 milionë amerikanë janë vaksinuar deri më tani, shumë më pak nga plani prej 20 milionë të tillësh deri në fund të vitit 2020.

“Të vaksinojmë sa më shumë njerëz dhe ta lëmë pas sa më shpejt këtë pandemi”, deklaroi Biden i cili, në fjalimin e tij gati 35 minutësh nuk e përmendi presidentin Donald Trump.

Biden përfundoi fjalimin pa iu përgjigjur pyetjeve në lidhje me fajësimin e presidentit në largim.

“Vendimet që do të marrim në këto javë të para dhe gjatë këtyre muajve do të jenë thelbësore për të sjellë përfitime shumica e amerikanëve”, shpjegon Biden duke pranuar se propozimi i planit të tij ishte shumë i shtrenjtë./atsh

Related Articles

Back to top button
Close
Close