LajmeMaqedoniTopLajm

Biall Kasami falenderon përkrahësit e nryshimit të madh në Tetovë

Kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami përmes një postimi në profilin e tij në FB edhe një herë ka falenderuar përkrahësit e ndryshimit të madh në Tetovë shkruan TOP24.
“Të vetëdijshëm, se prej sot mua dhe ekipit tim na pret një punë shumë e vështirë dhe e rëndë, por me kapacitetin profesional dhe moral që kemi, pa dyshimin më të vogël ne do tia dalim me sukses. Që nga ky moment do të filloj skanimi i situatës aktuale në Komunën e Tetovës, dhe padyshim menjëherë, duke ndjekur dispozitat ligjore do të angazhojmë specialist nga jasht institucionit për revizion të plotë. Qytetarët dhe institucionet kompetente duhet ta dijnë se si dhe ku janë harxhuar paratë e tyre. Qytetarët e Tetovës duhet ta dijnë saktë sa borxhe ka Komuna e tyre dhe si janë krijuar ato. Transparenca fillon prej këtu, kush ka keqpërdorur mjete financiare publike do të përgjigjet.” shkruan kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami përcjellë TOP24
Ai më tej shton se do të filloj me skanimin e punës së ndërmarjeve rreth menaxhimit dhe harxhimit të mjeteve sidhe këta ndërmarje do të kenë menaxhmet të rij.
“Menjëherë do të fillojmë skanimin e punës së ndërmarrjeve publike dhe mbase edhe emërimin e udhëheqësve të ri të këtyre ndërmarrjeve” ka shkruar Bilall Kasami.

Postimi i plotë i kryetarit të komunës së Tetovës.

http://

Related Articles

Check Also
Close
Back to top button
Close
Close