LajmeMaqedoni

Bexheti kritikon Mexhitin: Kazinot jo që nuk i mbyllët, por i shtuat

Duke shpërndarë një lajm të Izet Mexhitit, ku ai premton se ” do të mbyllen kazinot”, Blerim Bexheti nga BDI thotë se ato jo që nuk u mbyllën, por u shtuan, njofton Top.mk

“VLEN kundër lojërave të fatit apo vetëm kundër atyre që i kanë jashtë kontrollit të tyre?

U lodhëm duke i dëgjuar dhe shikuar si fotografonin çdo kazino nëpër qytete, si mbanin konferenca për “moralin publik” dhe si premtonin “mbyllje totale” të objekteve të lojërave të fatit.
Por kur erdhi momenti i vetëm që duhej veprim Propozim Ligji i BDI-së dhe ASH-së për largimin e kazinove afër shkollave VLEN nuk votoi. Heshtën.
Dhe kazinot jo vetëm që nuk u mbyllën… u shtuan.
Ironia?
Në vend të luftës kundër tyre, qeveria e tyre bëri një “aksion selektiv” me vendim qeverie, gjoja për të luftuar kazinot online dhe i mbyllën disa, por vetëm që t’i hapin rrugë monopolit të tyre të preferuar: MEGA WIN kazinoja shtetërore ku kanë kontroll, ndikim, profit.
Pra, jo më kazinot jashtë kontrollit të tyre por një super kazino nën kontroll të tyre.
Kjo paska qenë “lufta e VLEN” jo kundër kazinove, por për t’i bërë vetë!
Dhe pastaj vjen Izeti, që më 24 shtator 2024 deklaroi me seriozitet:
“Mexhiti: Të martën mbyllet MegaWin.”
Ende s’ka ardh’ “e marta” pas 10 muajve!
Prandaj, një gjë është e qartë:
VLEN nuk i lufton kazinot ata thjesht duan t’i kenë vetë!”, shkruan Bexheti.

Related Articles

Back to top button
Close
Close