
Komuna e Vrapçishtit ka njoftuar për shpërthim të një zjarri të rrezikshëm në afërsi të autostradës, por pas intervenimit të Njësitit të kundërzjarrit të kësaj komune, i njëjti është lokalizuar me sukses dhe shpejtë, njofton Top.mk
“Sot, ekipi i Njësitit për Zjarrfikës të Komunës sonë ndërhyri me sukses në fikjen e një zjarri të rrezikshëm, i cili përfshiu një sipërfaqe të hapur në afërsi të autostradës.
Lusim të gjithë qytetarët që të kenë kujdes maksimal dhe të shmangin ndezjen e zjarreve në fusha apo zona të hapura, sidomos gjatë këtyre ditëve me temperatura të larta.
Pakujdesia mund të sjellë pasoja të rënda për mjedisin dhe sigurinë e të gjithëve.
Zyra për Informim
Komuna e Vrapçishtit”, thuhet në njoftim.



