LajmeMaqedoniTopLajm

Bërns: Zhgënjyese mosdhënia e datës për fillimin e negociatave

Ambasadorja e SHBA-ve Kate Marie Byrnes, vlerëson se Maqedonia e Veriut është gati për nisjen e bisedimeve për anëtarësim në BE, duke theksuar se Uashingtoni do të vazhdojë me angazhimin diplomatik për arritjen e këtij qëllimi. Bërns e quan zhgënjim mosdhënien e një datë për fillimin e negociatave. Ambasadorja Amerikane ishte e prerë në përgjigjen e saj rreth Listës së Zezë, duke mos dhënë detaje nëse është bërë përditësim i kësaj liste për Maqedoninë e Veriut, pas deklaratave të Presidentit Amerikan Joe Biden, se çdokush që pengon marrëveshjet ndërkombëtare dhe është i përfshirë në afera korruptive do të vendoset në këtë listë.

“Për momentin nuk ka asgjë për të deklaruar. Ishte një përditësim i një dekreti të nënshkruar në vitin 2003, ku reflektohet sfidat strategjike me të cilat përballemi nëpër botë dhe në Ballkanin Perëndimore, por nuk ka deklarata specifike përtej kësaj”, deklaroi Kate Marie Byrnes – Ambasadore e SHBA-ve në Shkup.

https://www.youtube.com/watch?v=dnxL1mgaBq0

Related Articles

Back to top button
Close
Close