LajmeMaqedoniTopLajm

Berat Jakupi reagon ndaj shpërblimit të sportistëve: Nuk e kuptoj ende pse nuk jam ftuar!

Karateisti nga Gostivari, Berat Jakupi përmes një postimi në profilin e tij në FB ka reaguar ndaj ndarjes së 22 shpërblimeve vetëm për sportistët Maqedonas duke mos e përfshirë edhe Jakupin në këtë mes përshkak të sukseseve të tija në sport. Jakupi në postimin e tij shkruan se “nuk e kuptoj ende pse nuk jam ftuar”, shkruan Top24

“Sot jam kontaktuar nga shumë miq, shokë dhe gazetarë, të cilët më pyetën pse, si sportist, nuk jam ftuar nga qeveria për të marrë Mirënjohjen Nacionale Sportive (Pensionin Sportiv).
Duke u bazuar në rezultatet e mia sportive, që janë të shumta, dhe konkretisht vendin e dytë në Kampionatin Evropian për seniorë në vitin 2017 – kohë kur karateja ishte sport olimpik – si dhe duke marrë parasysh se në atë ceremoni morën pjesë edhe sportistë që ende janë aktivë dhe e përfituan këtë të drejtë, sipas ligjit, edhe mua më takon Pensioni Sportiv. Megjithatë, nuk e kuptoj ende pse nuk jam ftuar.” shkruan Jakupi.

Related Articles

Back to top button
Close
Close