LajmeRajon

Belind Këlliçi premton transport publik falas për qytetarët e Tiranës

Kandidati i opozitës për bashkinë e Tiranës në zgjedhjet e 14 majit, Belind Këlliçi zhvilloi një takim të rinj nga zona e Devollit, të cilët banojnë në Tiranë. Një nga shqetësimet e ngritura nga studentët, ishte çështja e transportit urban në Tiranë.

“E dini t`ua them me shifra se sa kushton trajtimi dhe djegia e plehrave, që nuk ndodh. Pra paguan një shërbim që nuk ndodh. është 14 milionë euro në vit, është 1.3 milion euro në muaj. Mjaftojnë këto lekë që të zgjidhet e gjithë problematika e transportit urban në TIranë”-u shpreh para studentëve Belind Këlliçi.

Këlliçi deklaroi se gara për 14 majin nuk është as për flamur dhe as për logo, por për të ardhmen e vendit. “Nuk luhet këtu çështja politike, këtu luhet e ardhmja e vendit tonë. Nuk është aspak çështje partie, logoje, flamuri etj, është çështje e të ardhmes së vendit. A do vendosim të rrimë këtu, a do vendosim ta ndryshojmë, apo do vendosim të ikim”.

“Paguajmë tre herë për ujin: njëherë faturën për UKT, një herë e paguajmë duke e blerë në markete dhe një herë për pompën. Por tek ajo fatura e ujit paguajmë një taks antikushteuse që është për shkolla. 42 milionë euro kanë paguar qytetarët në Tiranë dhe janë bërë 17 shkolla, të cilat bëhen disa herë më shtrenjtë se në BE“, – tha Këlliçi.

Ai premtoi se transporti publik në kryeqytet do të jetë falas për të gjithë qytetarët e Tiranës.

“Përpara jush dua të jap një nga premtimet kryesore të fushatëss sime. Me Belind Këlliçin në krye të Bashkisë Tiranë trasporti publik për të gjithë qytetarët e Tiranës do të jetë falas duke e bërë Tiranën vendin e dytë në Europë ku ofrohet ky shërbim. Duke i mundësuar minimalisht 200 mijë qytetarëve të Tiranës, të rinjve, të moshuarve, atyre që janë me ndihmë ekonomike që nuk e kanë mundësinë ta përballojnë transportin publik, duke ia mundësuar këtë shërbim çdo qytetari të Tiranës, pa asnjë dallim dhe pa asnjë paragjykim”.

Related Articles

Back to top button
Close
Close