LajmeMaqedoni

Bela: VLEN-i nga inati ndaj BDI-së po kalojnë në destruktivitet kombëtar

Politikologu, Valon Bela përmes një postimi në profilin e tij në FB ka shkruar se opozita po ju ikë debateve si pasoj e mungesës së projekteve dhe kjo kthehet në regres. Bela më tej shton se VLEN-i harruan se garuan me program përpara shqiptarëve por inati ndaj BDI-së po i dërgon ata në destruktivitet kombëtar. Të gjithë këta ishin me BDI-në në pushtet, bile ata gojështrembërit dy herë, por kurrë gojën se çelën. Tani, çfarë duan? Ta mbulojnë humbjen e shkaktuar nga FRONTI? Nejse, atëherë pyes me të drejtë, e dini se asnjëherë këta njerëz s’kanë pranuar debat por vetëm intervista pa kundërshtarë bile me pyetje të parapërgaditura…?

“Kur mungojnë projektet atëherë progresi kthehet në regres. E filluan me legjitmitetin e paqenë, me heqjen e tabelave rrugore, dolën te mohimi i flamurit nëpër ndeshje sportive, e hoçën balancuesin, e tash edhe thonë se ska fare gjuhë shqipe. Pra, harruan se garuan me program përpara shqiptarëve por inati ndaj BDI-së po i dërgon ata në destruktivitet kombëtar. Të gjithë këta ishin me BDI-në në pushtet, bile ata gojështrembërit dy herë, por kurrë gojën se çelën. Tani, çfarë duan? Ta mbulojnë humbjen e shkaktuar nga FRONTI? Nejse, atëherë pyes me të drejtë, e dini se asnjëherë këta njerëz s’kanë pranuar debat por vetëm intervista pa kundërshtarë bile me pyetje të parapërgaditura…?
Krejt kjo vjen si rezultat i subkoshiencës të tyre që ndiejnë fajin, turpin dhe mëkatin dhe e cila ua pamundëson një debat të mirëfilltë. E si të pranojnë debat kur argumentet qëndrojnë kundër tyre? Prandaj le të vazhdojnë monologjet, vetëm aty u jepet hapësira për gënjeshtrat e tyre, për trillimet e paqena, për të drejtat që “gëzojmë”, për mjetet finansiare që mungojnë, për projektet që avullohen nëpër zhurmën e gënjeshtrave të tyre teksa Mickovski habitet se deri ku arrin servilosja e tyre…”

Related Articles

Back to top button
Close
Close