
Politikologu, Valon Bela në një postim të tij ka komentuar deklaratat e Hristjan Mickovskit i cili thekson se kandidatura e Taravarit është për të provokuar BDI-në që të nxjerrë kandidat dhe se është i sigurtë se kandidati i VMRO-së do të jetë president, shkruan Top24
Sipas Belës këto deklarata dekonspiruan qëllinin eopozitës dhe se Mickovski i tradhëtoi ata që tani ndërsa njëkohësisht duhet pasur kujdes se po kësaj opozite nuk i pengojnë kryetarët e VMRO-DPMNE-së që u janë sulur fëmijëve shqiptarë.
Postimi i plotë
Opozita shqiptare vis a vis Mickovski&VMRO
A e dëgjuat Mickovskin se si e pranon tani Marrëveshjen mes Qeverisë dhe Bechtel & Enka? Ky ngadal por sigurt po i tradhëton fjalët e tij dhe krejt në fund do t’i tradhëton edhe servilët e tij nga opozita shqiptare. Sepse me këto autogola të opozitës shqiptare BDI padyshim do ngadhnjejë edhe kësaj radhe në zgjedhjet parlamentare.
Në foto të mëposhtme do ta shihni se si ai i djeg lojën opozitës duke treguar qartë se lëvizjet e opozitës janë të diktuara po nga Mickovski.
Opozita shqiptare me ra në këtë deregje s’do ta kishte besuar asnjëri por ja që ambiciet e sëmura të dërgojnë edhe në prehër të VMRO-së antishqiptare. Ajo që habit është gjithashtu fakti tjetër se VMRO me krejt Kryetarët e saj komunal u janë qasur fëmijëve shqiptar për moslejim të të mësuarit në gjuhën amtare shqipe dhe krejt kjo nuk shihet si pengesë për bashkëpunim të mëtutjeshëm mes opozitës shqiptare dhe VMRO-së.
Sidoqoftë, autogolat e tyre po i bëjnë mirë BDI-së e cila edhe përskaj veprimit kamikaz të Mjekut-Pacient Taravari ajo mbetet e para në sondazhet e bëra.
Qysh jeni ju?
https://www.facebook.com/share/p/eKWjJA4h3yAa6WGy/?mibextid=oFDknk




