LajmeMaqedoniTopLajm

Bekteshi: Nuk do të ndalemi këtu, jemi plotësisht të përkushtuar për rritjen e standardit të jetesës së qytetarëve tanë

Paga minimale po rritet dhe në mars do të jetë 22.500 denarë.

Ai po ashtu tha se janë në komunikim të vazhdushëm me Odën Ekonomike dhe shtoi se kjo është e rëndësishme sepse ka mungesë të fuqisë puntore.

“Është shumë e rëndësishme sepse tashmë në vendin tonë ka mungesë të fuqisë punëtore dhe pagat tashmë po rriten automatikisht. Krahas kësaj, rezulton edhe nga metodologjia që kemi futur vitin e kaluar në pjesën e inflacionit dhe në pjesën e rritjes së pagës mesatare, e cila automatikisht duhet të rrisë pagën minimale, por nuk do të ndalemi me kaq. Jemi plotësisht të përkushtuar që të rrisim standardin e jetesës së qytetarëve tanë dhe paralelisht me këtë, natyrisht, të rrisim produktivitetin e punonjësve në vendin tonë, në mënyrë që kompanitë të jenë sa më konkurruese”, thotë Bekteshi.

Related Articles

Back to top button
Close
Close