LajmeMaqedoniTopLajm

Policia gjen 12 emigrantë brenda veturës, shoferi braktis BMW-në me targa të Shkupit

Policia mengjesin e sotëm ka gjetur 12 emigrante në nje automjet me targa të Shkupit.

Nga MPB njoftojne se makina fillimisht nuk ishte ndaluar nê shenjë ndalimi nga policia, por më pas eshte gjetur e braktisur nga shoferi me 12 emigrante brenda.

“Sot (04.01.2022) rreth ores 00:30 ne fshatin Bogorodice, Gjevgjeli, zyrtare policorë nga Stacioni Policor për Kalim Kufitar dhe Vëzhgim Kufitar Bogorodice i kane dhene shenje ndalimi automjetit të pasagjerëve “BMW” me targa të Shkupit, por automjeti nuk eshte ndalur dhe ka vazhduar levizjen. Pas pak çastesh, ne autostradën A1, në drejtim të Shkupit, ne vendin e quajtur “Mrzenska Reka”, automjeti eshtë gjetur i ndalur dhe në të jane gjetur 12 emigrante, nente nga Siria dhe tre nga Pakistani” – thonë nga MPB.

Related Articles

Back to top button
Close
Close