LajmeMaqedoni

Bekim Sali zhvillon takim bilateral me ministrin e Jashtëm të Lituanisë, në fokus integrimi evropian dhe bashkëpunimi në NATO

Zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë dhe ministër për Çështje Evropiane, Bekim Sali, së bashku me kryeministrin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, zhvilloi një takim bilateral me ministrin e Punëve të Jashtme të Lituanisë, Kęstutis Budrys.

Në takim u diskutua për përparimin e procesit të integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut, forcimin e bashkëpunimit rajonal, si dhe rëndësinë e koordinimit të ngushtë në kuadër të NATO-s për ruajtjen e paqes dhe sigurisë.

Bekim Sali theksoi se gjatë bisedës u shpreh mirënjohja për mbështetjen e vazhdueshme që Lituania i jep rrugës eurointegruese të Maqedonisë së Veriut, duke vlerësuar partneritetin mes dy vendeve.

“Biseduam për përparimin e procesit të integrimit evropian të vendit, forcimin e bashkëpunimit rajonal dhe rëndësinë e koordinimit të ngushtë në kuadër të NATO-s për ruajtjen e paqes dhe sigurisë. Shprehëm mirënjohjen tonë për mbështetjen e vazhdueshme që Lituania i jep rrugës eurointegruese të Maqedonisë së Veriut dhe riafirmuam përkushtimin për partneritet të ngushtë, stabilitet dhe bashkëpunim në adresimin e sfidave të përbashkëta rajonale dhe evropiane”, theksoi Sali.

Siç potencoi Sali ky takim konfirmoi gatishmërinë e të dyja palëve për thellimin e bashkëpunimit bilateral dhe për vazhdimin e koordinimit në proceset euroatlantike dhe në përballjen me sfidat e përbashkëta të sigurisë dhe stabilitetit.

Related Articles

Back to top button
Close
Close