MaqedoniTopLajm

Bekim Sali: Visar Ganiu ka mashtruar për efikasitetin energjetik

Sot jemi në rrugën “Xhon Kenedi” për ta kujtuar një premtim tjetër të kundërkandidatit tim për Komunën e Çairit. Ai në faqet 12-19 të Kontratës së tij të mashtrimit kishte shkruar gjepura të tëra mashtrimi për efikasitetin energjetik. Madje, kishte përcaktuar një shumë marramendëse për këtë qëllim – gjithsej 15 milionë e 220 mijë euro.

Që të mos gaboj me të dhënat, do të më lejoni të citoj. Derisa flet për efikasitetin energjetik, ai në faqen 12 të Kontratës thotë: “…me plan program parashihet rekonstruktimi i fasadave dhe kulmeve të një pjese të objekteve për gjatë bulevardeve “Krste Petkov Misirkov”, bul.”Cvetan Dimov”, bul. “Xhon Kenedi”, bul. “Brigada Maqedonase Kosovare “ dhe objektet në kuadër të blloqeve Shkup-Veri – Lindje, Butel 2 – ndërtesa e Komunës dhe Vellko Vllahoviq dhe Bajram Shabani. Me këtë program parashihet rekonstruktimi i gjithsej 141 objekteve, me çka do të bëhet hap i madh drejt rritjes globale të energjisë efikase në Komunë.”.

Dhe, ja ku jemi sot – katër vjet më vonë. Asnjë fasadë, asnjë kulm, asnjë dritare, kurrfarë efikasiteti energjetik. Vetëm mashtrim nga Visar Ganiu dhe asgjë tjetër. Ne, madje, as nuk e dimë se ku kanë përfunduar ato 15 milionë euro.

Të dashur qytetarë, pse duhet t’i besoni një mashtruesi të këtillë? Mashtruesi nuk e meriton më besimin tuaj.

Megjithatë, kjo e diel është një shans për t’i dënuar mashtruesit dhe për t’i dhënë mundësi një master-plani që synon ta bëjë Çairin e Ri. Koha po punon për ne dhe në Çair po vijnë ditë më të mira.

Bekim Sali

Kandidat për kryetar të Komunës së Çairit

Koalicioni AlternAtivA & Aleanca për Shqiptarët

Related Articles

Back to top button
Close
Close