
Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka reaguar në lidhje me vërshimet në shumë qytete të Kosovës.
Pacolli iu bëri ftesë miqve të tij nga komuniteti i biznesit por edhe njerëzve vullnetmirë që të kontribuojnë në Fondacionin “Behgjet Pacolli” për t’i ndihmuar familjet e prekura nga vërshimet.
“Fondacioni “Behgjet Pacolli” është aktivizuar menjëherë dhe ka vu në dispozicion llogarinë e posaçme bankare me numrin: XK1401000000912949 me emërtimin: “Vërshimet e Janarit 23″”, ka shkruar Pacolli.
Kreu i AKR-së, i ka ftuar të gjithë njerëzit e vullnetit të mirë, komunitetin e biznesit nga Kosova, Shqipëria e diaspora që të bëhen bashkë për t’iu dalë në ndihmë,
“Për informata dhe paralajmërime të donacioneve të juaja është aktivizuar nr i Whatsapp dhe Viber +38344183582. Një komision i posaçëm do të menaxhoj me shumë kujdes dhe vëmendje procesin e ndihmave tona! Donacionet nuk do të mbesin anonime”, është shprehur Pacolli.



