LajmeMaqedoniTopLajm

BDI: Me LSDM-në i konfirmuam parimet e koalicionit qeverisës

Konsultimet në nivele të ndryshme midis BDI dhe LSDM vazhdojnë edhe sot. Parimet mbi të cilat do të bazohet qeveria e ardhshme janë konfirmuar, dhe ato janë komunikuar para opinionit disa herë.

Ne po përgatitemi për hapat e tonë të ardhshëm, siç është përgatitja e një programi të detajuar të punës dhe përcaktimi i propozimeve me drejtues të institucioneve të përgatitur, të ndershëm dhe të aftë.

Ne besojmë se kjo qasje do të çojë në një marrëveshje përfundimtare dhe një Qeveri me një mandat të plotë katër vjeçar që do të miratohet në Kuvend, do t’u shërbejë të gjithë qytetarëve në mënyrë të barabartë dhe do të vazhdojë partneritetin me aleatët tanë euro-atlantik.

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI)

Artikuj të ngjashëm

Back to top button
Close
Close