Ende pa përfunduar sezoni 2023/24, Bayern Munich kanë prezantuar fanellën që do ta bartin në sezonin e ardhshëm 2024/25.
Bayern Munich në bashkëpunim me sponsorin teknik të klubit Adidas kanë zbuluar fanellën e parë të sezonit të ri, ku janë rikthyer te tradicionalja ngjyra e kuqe.
Për herë të parë në historinë e klubit, dizajni përmban tre nuanca të ndryshme të kuqes, që përfaqësojnë identitetin, emocionin dhe dramën e lojës.
E kuqja ka qenë më shumë se një ngjyrë për FC Bayern për më shumë se 100 vjet.
Treshja e nuancave të ngjyrave është gjithashtu një nderim për FC Bayern, skuadra e vetme gjermane për meshkuj që ka fituar ‘tripletën’ me Bundesligën, Kupën e Gjermanisë dhe Ligën e Kampionëve.