MaqedoniTopLajm

Bashkpunimi ndërmjet ASH-së dhe VMRO , inatet e vjetra të Mickovskit me shqiptarët!

Gjatë emisionit debativ mbrëmë në Click plus, sekretari i ASH-së e ka potencuar se do të bashkëpunojnë me VMRO-në në zgjedhjet lokale. “Nëse në zgjedhje lokale BDI bashkëpunon me LSDM, ASH-AAA nuk i mbetet zgjidhje tjetër pos VMRO-DPMNE-së”, ka deklaruar Taravari.

Në një konferencë të sotme për media, kreu i VMRO-së Mickoski ka përsëritur edhe njëherë se gjatë regjistrimit diaspora vetëm do të evidentohet dhe nuk do të regjistrohet.

“Diaspora evidentohet, dhe nuk mund të jetë pjesë e regjistrimit. Të gjithë personat që kanë më shumë se 12 muaj që nuk jetojnë në vend, nuk mund së bashku me mua të futen në numrin e përgjithshëm të personave rezident. As unë dhe as VMRO-DPMNE-ja nuk do të pranojmë ato numra. Nuk ekziston fuqi që do të më shtyj të shkoj në kundërshtim me standardet e Eurostat”, tha mes tjerash Mickoski.

Qëndrimi i tillë i VMRO-së tregon se ajo nuk ka ndryshuar aspak nga ajo e Nikolla Gruevskit e cila njihej për qasje anti-shqiptare.

 

Related Articles

Back to top button
Close
Close