Sport

Barca e dëshiron transferimin e Mbappes

Në një njoftim befasues të Mundo Deportivo, raportohet se Barcelona është duke u përpjekur ta transferojë Kylian Mbappe.

Edhe pse ka nënshkruar kontratë të re, francezi dëshiron të largohet nga Paris Saint-Germaini pas lajmit se Lionel Messi dëshiron të nënshkruajë kontratë të re në Parc des Princes.

24-vjeçari e ka pranuar disa herë në të kaluarën se e ka ëndërr të luajë për Real Madridin, megjithëse deri më tani Los Blancos nuk kanë arritur t’i sigurojnë shërbimet e tij.

(Foto: Getty Images)

Madje rinovimi me PSG gjatë verës i hidhëroi shumë tifozët madrilenë, të cilët dëshironin ta kishin në skuadër.

Ndërsa nënshkrimi eventual me rivalin e tyre të përbetuar vetëm sa do ta rriste urrejtjen e mbështetësve të ekipit mbretëror. /telegrafi

Related Articles

Back to top button
Close
Close