LajmeMaqedoni

Banori Bogovinës, vota për Besnik Emshiun votë për inxhinjer Nurhanin

Nga dita në ditë sapo afrohemi afër ditës së zgjedhjeve ritet edhe tensioni rreth kandidatëve të cilët garojnë për komunat e RMV. Së fundmi në redaksinë e portalit TOP24 një banorë i komunës së Bogovinës ka nisur një letër ku apelon qytetarët e Bogovinës që të mendojnë mirë para se të votojnë të shtunën për kandidatin e BDI-së Besnik Emshiu që sipas tij vota për Besnikun ska të bëj me Besnikun por me inxhinjer Nurhanin shkruan ai përcjellë TOP24.

Ai në letrën e tij ka apeluar edhe banorët e Pirokut që të rijkutohen se fajtori kryesorë që ky fshat ska ujë është pikërisht inxhinjeri Nurhan Izairi i cili ka pasur tenderin për ndërtimin e rezervuarit të këtij fshati shkruan qytetari në letrën e tij.

Më poshtë është letra e plotë e banorit të Bogovinës.

Si një qytetarë i Bogovinës apeloj që të më publikohet kjo letër ku shkruaj se Bogovinasit duhet ta mendojnë mirë votën për Besnik Emshiun sepse vota për Besnikun ska asgjë me Besnikun por me Inxhinjerin e BDI-së i cili ka qenë dhe ministër dhe aktualisht shef shtabi, bëhet fjalë për inxhinjerin Nurhan Izairi.
Dua ti rikujtoj banorët e fshatit Pirok se fajtori kryesorë që ky fshat ska ujë është pikërisht inxhinjeri Nurhan Izairi i cili ka pasur tenderin për ndërtimin e rezervuarit të këtij fshati dhe aktualisht është shefi i shtabit të Besnik Emshiut.  Si banorë i kësaj komune ndjehem thellësisht i turpëruar që Kamjani, Siniçani, Sedllarca, Bogovina e Piroku së bashku me Pallçishtin që Albon Xhemaili investoi në çdo vendbnim. Dua ndërkohë ti kujtoj banorët e Pallçishtit se ku ishte Nurhani kur ubë minister e ju skeni ujë dhe sërish sot ai ju kërkon mbështetje.

 

Redaksia nuk mban përgjegjsi për qëdnrimet e qytetarëve dhe materialeve që skanë të bëjnë drejtpërdrejt me redaksinë.TOP24

Related Articles

Back to top button
Close
Close