LajmeMaqedoniTopLajm

Merko ik nga debati / Idri Istrefi i thotë gazetarit: T’i kishit dhënë bakshish do të kishte ardhur me katër këmbë

Në këto momente në Televizionin e Maqedonisë po jepet debati për zgjedhjet lokale në Strugë, por edhepse i ftuar, Ramiz Merko nuk mori pjesë në debat. I pranishëm është vetëm Idri Istrefi nga Aleanca dhe Alternativa dhe emisioni po zhvillohet në formë interviste, përcjell in7

Pasi gazetari njoftoi mungesën e Merkos në debat, kandidati opozitar Istrefi reagoi, duke e bërë me dije se ky i Ramiz Merko nuk po i respekton qytetarët e Strugës. Istrefi ironizoi duke i sugjeruar gazetarit që “t’i kishte ofruar bakshish” Ramiz Merkos, pasi vetëm ashtu mund ta kishte joshur për të ardhur në emision.

“Ju është dashur t’i ofronit bakshish dhe do të shikonit se do të vinte me katër këmbë”, tha mes tjerash Istrefi./in7.tv/

Related Articles

Back to top button
Close
Close