LajmeMaqedoniTopLajm

Qeveria prezantoi planin ambicioz në ekonomi për 4 vitet e ardhshme

Gjatë pesë viteve të ardhshme është planifikuar të investohen katër miliardë euro në investime publike, dhe tetë miliardë euro shtesë në sektorin privat. Ekonomia e Maqedonisë nga viti 2022 deri në vitin 2026 do të shënojë rritje të Prodhimit Bruto Vendor, prej pesë për qind, ndërsa shkalla e papunësisë do të ulet në 8,6 për qind. Këto janë pritjet e zyrtarëve të qeverisë sipas planit për rritje të përshpejtuar ekonomike.

“Lidhur me zbatimin e këtij plani janë të ashtuquajturat investime të përbashkëta përmes mekanizmave për tërheqjen e investimeve përkrah mjeteve publike, gjithashtu edhe sektori privat, institucionet ndërkombëtare dhe partnerët donatorë. Plani do të përmbajë projekte në sektorin publik por edhe atë privat, ekonomia e  gjelbër, digjitalizim, inovacione, zhvillim teknologjik, kapital njerëzor dhe kohezion social”- deklaroi Fatmir Besimi, Ministër i Financave.

Për kryeministrin Zoran Zaev, me këtë plan borxhi publik do të jetë nën 60 për qind në vitin 2026 dhe do të zvogëlohet vrima buxhetore.

“Ulje të deficitit buxhetor dhe borxhit publik. Zhvillimet e volitshme makroekonomike do të përmirësojnë financat publike duke ulur borxhin publik nën 60 për qind të PBV-së në vitin 2026. Përveç kësaj, përpjekjet për konsolidim fiskal do të reduktohen në 2.2 % të PBV-së në vitin 2026″- pohoi Zoran Zaev, kryeministër

Sipas Qeverisë, paratë për realizimin e këtij plani do të sigurohen përmes mbledhjes më të mirë të taksave, shfrytëzimit të granteve dhe mjeteve nga fondet ndërkombëtare, por edhe përmes emetimit të obligacioneve të gjelbra dhe zhvillimore për investim në këto zona. Qeveria nuk është përgjigjur konkretisht se sa dhe nëse shteti planifikon të marrë hua shtesë.

http://

Related Articles

Back to top button
Close
Close