EkonomiLajmeMaqedoni

Banka Popullore: Treguesit makroekonomikë në përputhje me pritjet

Treguesit makroekonomikë po lëvizin në përputhje me pritjet dhe rimëkëmbjes së ekonomisë pothuajse në tërësi dhe në përputhje me projeksionin, vlerëson Komiteti për Politikë Monetare Operative i Bankës Popullore.

Në mbledhjen e mbajtur dje është vlerësuar se lëvizjet monetare janë pak më mirë nga projeksioni, realizimet te rezervat devizore janë mesatarisht më mirë nga projeksionet, ndërsa lëvizjet e inflacionit, mesatarisht më të larta nga projeksioni. Pasiguria dhe rreziqet e rrjedhës së mëtejshme të pandemisë ende janë të pranishme dhe do të reagohet në mënyrë të duhur nëse ka nevojë.

Norma e interesit mbetet në nivel prej 1.25 për qind, ndërsa shuma e bonove të thesarit që do të ofrohet mbetet në nivel prej 10 miliardë denarë.

“Në mbledhje është vlerësuar se në mungesë së presioneve nga ana e kërkesës, lëvizjet e moderuara rritëse të inflacionit tani për tani dalin nga faktorë në anën e ofertës. Prej këtu, tani për tani nuk vlerësohet nevojë për reagim monetar të këtyre lëvizjeve të çmimeve, por do të vazhdojmë me kujdes t’i ndjekim”, informoi sot Banka Popullore.

Prodhimi bruto vendor në gjysmën e parë të vitit shënon rritje prej 5,2 për qind, që pothuajse në tërësi është në përputhje me projeksionin e bankës Popullore prej 5,4 për qind.

Lidhur me inflacionin, në periudhën janar-shtator mesatarisht rritja vjetore e çmimeve është 2,8 për qind. Realizimet te inflacioni janë pak më të larta nga pritjet dhe së bashku me rezervat në rritje te çmimet e importit tregon në rreziqe te inflacioni mesatarisht më i lartë se parashikohet prej 2,2 për qind.

Rezervat devizore janë në mënyrë të përshtatshme. Në tremujorin e tretë është realizuar blerje të devizave nga ana e bankës Popullore në pajtueshmëri me lëvizjes të volitshme në tregun devizor, është paguar eurobondi i lëshuar në vitin 2014 dhe janë shpërndarë 160 milionë euro nga të drejtat speciale të tërheqjes nga ana e FMN-së. Në batë kumulative, rritja e rezervave devizore nga fillimi i vitit është është pak më e lartë nga parashikimet sipas projeksioneve të prillit.

Deficiti tregtar në periudhën janar – gusht është më i lartë nga siç pritej për tremujorin e tretë të vitit

Depozitat e përgjithshme janë në nivel të rritjes së projektuar vjetore, ndërsa kreditë e përgjithshme mbi nivelin e projektuar për tremujorin e tretë sipas projeksionit të prillit.

Related Articles

Back to top button
Close
Close