LajmeRajonTopLajm

Balje publikon e-mailin e Zyrës së Selmanajt: Ja cila është e vërteta rreth temës që ndezi Kuvendin

Deputetja Duda Balje, ka reaguar ndaj zëvendëskryeministrit Driton Selmajan, pasi ky i fundit në foltoren e Kuvendit, iu tha deputetëve të VV-së se po ‘po fliste shqip dhe nuk e di pse nuk e kuptonin’ dhe se ‘po mos ta kuptonte Duda Balje ndoshta do të kuptonte”.

Ndaj kësaj, ka reaguar mjaft ashpër zonja Balje përmes një shkrimi në Facebook.

Vec tjerash, në reagimin e saj, Balje ka publikuar edhe e-mailin që Zyra e Zëvendëskryeministrit (Selmanaj) e ka nisur në llogari të deputetëve.

Aty është edhe përgjigja e shumëpërfolur e ditëve të fundit lidhur me raportimin për cështjen e të pagjeturve.

Deputetët e Vetëvendosjes, e patën akuzuar zv.kryeministrin Driton Selmanaj, se për të, cështja e të pagjeturve ‘është e konsumuar’.

Ndaj kësaj sonte në seancën e Kuvendit ka reaguar zv.kryeministri Selmanaj, duke thënë se ‘deputetët e Vetëvendosjes po shpifin’.

Ndërkohë ky është e-maili që ka nisur zyra e zv.km Selmanaj e që ka publikuar zonja Balje.

Aty vec tjerash thuhet:

“Kryeministri duke ushtruar detyrat dhe përgjegjësitë e tij Kushtetuese dhe në përputhje të plotë me parimet e transparencës dhe llogaridhënies, ka prezantuar në detaje rrjedhën e procesit të dialogut Kosovë – Serbi. Lidhur me këtë raportim, sic jeni në dijeni, është zhvilluar debat disa orësh në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Andaj, konsiderojmë që diskutimi i një cështjeje të tillë është konsumuar paraprakisht dhe se nuk është opurtune që për të njëjtën temë të raportohet përsëri”.

Artikuj të ngjashëm

Back to top button
Close
Close