LajmeMaqedoni

Bajram Rexhepi: Qeveria po i vjedhë mërgimtarët!

Kryetari i degës së BDI-së në Tetovë, Bajram Rexhepi përmes një postimi në profilin e tij ka publikuar disa të dhëna statistikore duke shënuar se qeveria po i vjedhë mërgimtarët të cilët me remitencat e tyre mbajnë gjallë ekonominë e këtij shteti gjatë gjithë vitit, shkruan Top24

Rexhepi shton në reagimin e tij se ” Si “peshqesh” për mërgimtarët që janë kthyer në vendlindje, çmimet e derivateve janë rritur mbi 20%, ndonëse çmimi i naftës në bursat botërore është në rënie. Kjo paraqet zhvatje klasike për të mbushur arkën e zbrazur të shtetit në kurriz të diasporës dhe qytetarëve!”

 Postimi i plotë i Bajram Rexhepit: 
Qeveria po i zhvat pikërisht ata që, me remitancat e tyre, e mbajnë gjallë ekonominë e këtij shteti gjatë gjithë vitit.
👉Si “peshqesh” për mërgimtarët që janë kthyer në vendlindje, çmimet e derivateve janë rritur mbi 20%, ndonëse çmimi i naftës në bursat botërore është në rënie.
Kjo paraqet zhvatje klasike për të mbushur arkën e zbrazur të shtetit në kurriz të diasporës dhe qytetarëve!
❗️Dhe dëmi që po ju bëhet qytarëve është i shumëfishtë, sepse rritja e çmimit të naftës shtrenjton ushqimet, transportin dhe çdo produkt të konsumit të përditshëm.
Një qeveri që e zhvat popullin nuk mund të punojë për të ardhmen e tij.
Kur lakmia sundon arsyen, pushteti heq maskën dhe qytetarin nuk e sheh më si njeri për ta mbrojtur, por si “aset” që duhet shfrytëzuar.

Related Articles

Back to top button
Close
Close