
Gjuha shqipe në Maqedoni është e kushtëzuar me numra. Dua gjuhë zyrtare si serbishtja në Kosovë. Kështu ka thënë sonte në TV21 deputeti i VLEN-it, Adnan Azizi, ndërsa ka fol edhe për Korridorin 8.
Azizi tha se si VLEN angazhohen që të përmirësohen kushtet dhe shërbimet për shqiptarët dhe gjithë qytetarët, ndërsa foli edhe për Korridorin 8. Deputeti Azizi theksoi se Korridori 8 do të kalojë në Qafë Thanë, ndërsa tha se opozita bënë vetëm propagandë.
“Korridori 8 do të kalojë kah Qafë Thana, pavarësisht asaj se ku mund të kalojë traseja. Mendoj që në të kaluarën ka pasur elemente që gjithmonë kanë sponsoruar e favorizimit të etniteteve tjera dhe në dëm të shqiptarëve. Mund të ketë edhe tash, por ne jemi për këtë, për të mbrojtur interesat e shqiptarëve. Dallimi ynë prej atyre përfaqësuesve që kanë qenë më përpara është se ne bëjmë betejë të përditshme. Në bazë të fakteve dhe argumenteve kemi marrur hisen që na takon, dhe jemi aty për të mos bërë kompromise”. (TV21)



