LajmeMaqedoniTopLajm

Aziri nëse zgjidhem kryetar, do të krijojë mekanizma plotësues për bashkëpunim dhe kyçje të forumit rinor në të gjitha politikat e degës

Tetova vazhdon të mbetet një nga degët ku gara për kryetarë dege mbetet shumë e zjartë ku në garë tani më zyrtarisht janë tre kandidat që të tre me funksione publike, shkruan Top24.

Kandidati i kësaj dege, Valmir Aziri ka publikuar zotimin e katër të cilion ia adreson rinisë duke premtuar se nëse ai bëhet kryetarë dege do të krijojë mekanizma plotësues për bashkëpunim dhe kyçje të forumit rinor në të gjitha politikat e degës së Tetovës.

“Duhet të kemi parasysh që qyteti i Tetovës është qytet Universitar, andaj puna me forumin rinor dhe të gruas do të jetë imperativ për të krijuar e realizuar politika të suksesshme në inkuadrimin e të rinjve dhe studentëve në sjelljen e vendimeve të rëndësishme për qytetin tonë dhe për partin tonë në nivel të qytetit të Tetovës.” shkruan kandidati Aziri, përcjellë Top24.

Aziri më tej shton se nlse do të zgjidhet kryetarë do të krijohet një ekip i veçantë që do të përbëhet nga anëtar të degës së Tetovës, anëtar të forumit rinor, të punësuar nëpër institucione, organizatat jo qeveritare dhe studentët të cilët do të diskutojnë fenomenet dhe nevojat në komunitet nga ku do të dalin propozime konkrete dhe do të krijohen politika të qarta për të bërë më shumë për rininë tonë

Zotimi i katërt
Rinia
Nëse zgjidhem Kryetar i ardhshëm i degës së Tetovës, do të krijojë mekanizma plotësues për bashkëpunim dhe kyçje të forumit rinor në të gjitha politikat e degës së Tetovës.
Duhet të kemi parasysh që qyteti i Tetovës është qytet Universitar, andaj puna me forumin rinor dhe të gruas do të jetë imperativ për të krijuar e realizuar politika të suksesshme në inkuadrimin e të rinjve dhe studentëve në sjelljen e vendimeve të rëndësishme për qytetin tonë dhe për partin tonë në nivel të qytetit të Tetovës.
Do të krijohet një ekip i veçantë që do të përbëhet nga anëtar të degës së Tetovës, anëtar të forumit rinor, të punësuar nëpër institucione, organizatat jo qeveritare dhe studentët të cilët do të diskutojnë fenomenet dhe nevojat në komunitet nga ku do të dalin propozime konkrete dhe do të krijohen politika të qarta për të bërë më shumë për rininë tonë

Related Articles

Back to top button
Close
Close