LajmeShowbiz

“Në Spanjë isha me…”/ Ina Aderi tregon nëse është e dashuruar: Është gjëja më e bukur në botë…

sh-banorja e “Big Brother VIP5”, Ina Aderi, ka qenë e ftuar mbrëmë në emisionin “Top Arena”, ku është vendosur përballë pyetjeve të Mateo Borrit.

Ky i fundit e ka pyetur atë në lidhje me ndarjen nga ish-banori i shtëpisë më të famshme në Shqipëri, Keijsi Hyseni, si dhe për jetën e saj private.

Mateo e pyeti Inën se me kë ka qenë në Spanjë dhe ajo u përgjigje me ‘një mikeshë’. Borri nuk e la me kaq dhe e pyeti nëse ishte e dashuruar dhe kishte dikë në krah.

Aderi u përgjigj se ‘nuk është e dashuruar’, por është shumë e lumtur dhe sidomos pas daljes nga “Big Brother VIP Albania”.

Pjesë nga intervista:

Të kemi parë ditët e fundit duke shijuar pushimet në Spanjë, me kë ishe?

E kam thënë se Spanja është një ndër destinacionet e mia të preferuara për të kaluar pushimet…

Me kë zgjodhe ti kalosh pushimet?

Isha me një mikeshën time.

E sigurt?

Po, shumë e sigurt.

Publiku është kurioz…

Asgjë konkrete, unë derisa të kem një unazë në gisht nuk bëj më asnjë lidhje publike.

Publiku ka aluduar ose ka thashetheme rreth e rrotull që pas ndarjes me Keijsin ti ke gjetur një dashuri tjetër dhe je me dikë në krah. A janë të vërteta këto aludime?

Ti e di më mirë se kushdo që të dashurosh është gjëja më e bukur në botë dhe unë uroj që çdokush t’a kalojë. Jo nuk jam e dashuruar.

A je e lumtur?

Po jam shumë e lumtur, sidomos pas daljes nga “Big Brother”. Kam arritur të mbledh të gjitha energjitë e mia dhe t’i fokusoj aty ku duhet, me njerëzit e mi të dashur, ti jap shumë pushime vetes se e kisha shumë të nevojshme.

Related Articles

Back to top button
Close
Close