LajmeMaqedoniTopLajm

Bajram Rexhepi: BDI kërkon seancë të jashtëzakonshme, në të kundërt vlerësojmë se komuna është bashkëfajtor dhe bashkëautor i këtij vendimi!

Kryetari i degës së Bashkimit Demokratik për Integrim në Tetovë, Bajram Rexhepi sot përmes një press konference para komunës së Tetovës ka theksuar se vendimi i gjykatës kushtetuese është fyes dhe poshtërues dhe se BDI ka marrë të gjitha masat për këtë. Rexhepi bëri thirje komunës së Tetovës të pranoj kërkesën e grupit të këshilltarëve të BDI-së që të rimiratohen emrat e këtyre rrugëve ku do ti ketë të gjitha votat e grupit të këshilltarëve të BDI-së në këshillin komunal të Tetovës. Në rast të mos pranimit të kësaj oferte Rexhepi thekson se do të konsiderohet se komuna e Tetovës është bashkëfajtore dhe bashkëautore e këtij vendimi skandaloz dhe poshtërues, shkruan Top24

Related Articles

Back to top button
Close
Close