LajmeMaqedoniTopLajm

Avokati i grupit të “Kumanovës”: Procesi gjyqësor i ndikuar nga politika

Emisioni Rubikon me Adriatik Kelmendin në Klan Kosova mbrëmë riktheu vëmendjen tek Grupi i Kumanovës, të cilët nën akuzat për terrorizëm, në vitin 2017 u dënuan me 746 vite burg nga Gjykata Themelore e Shkupit.

Në kuadër të emisionit u transmetua dokumentari i Oxygen productions, me rrëfime ekskluzive të pjesëtarëve të grupit të Kumanovës, nga burgu në Maqedoni.

Avokati i disa prej të dënuarve, Ibrahim Bajrami, tha për Rubikon se më gjykimin e këtij grupi kishte ndërhyrje politike.

”Vendimi është apeluar për shumicën e të akuzuarve të cilët janë të dënuar me burg të përjetshëm dhe me burg deri në 40 vjet, e kanë të drejtën e ankesës deri te gjykata supreme dhe për një pjesë të të akuzuarve, vendimet e shkallës së parë nuk janë të plotfuqishme”.

”Vendimi i marrë i shkallës së parë në vitin 2017 dhe periudha deri në marrjen e vendimit të shkallës së dytë e cila është viti 2019, pra plot dy vite, do të thotë se i kanë tejkaluar të gjitha rregullat ligjore për një gjykim të drejtë dhe në kohë të duhur”.

”Dhe në zvarritjen e kësaj situate pritëm që shkalla e dytë do t’i qaset kësaj çështje me seriozitet më të madh, vërtetimi i vendimeve të shkallës së parë me një arsyeshmëri shumë të dobët me arsyetimin e shkallës së dytë, na bënë të mendojmë që në këtë rast nuk ka një gjykim të drejtë, por është i ndikuar nga politika vendore edhe e rajonit” tha Bajrami.

Bajrami tutje shtoi se pjesëtarët e grupit të Kumanovës kishin përjetuar maltretime të tmerrshme gjatë periudhës së procesit gjyqësor.

Show More

Related Articles

Back to top button
Close
Close