KurioziteteLajme

Automat apo manual? Shqiptarët nuk kanë më dyshime për preferencën e tyre

Ndërkohë që në total, autoveturat me kambio manuale janë më shumë se dyfishi krahasuar me ato me kambio automatike apo gjysëm automatike, gjatë viteve të fundit, tendenca ka ndryshuar.

Të dhënat e 2020-ës, deri në muajin nëntor, nga drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR) tregojnë se, autoveturat e regjistruara me kambio automatike, si dhe gjysëm- automatike kanë qenë më të shumta në numër se ato me kambio manuale. Raporti fiksohet në 54%-46% në favor të makinave të cilave i`u mungon pedali i freksionit.

Në total, sa i përket të gjitha autoveturave në qarkullim në Republikë, 66% janë me kambio manuale, dhe vetëm 34% me kambio automatike apo gjysëm-automatike. Ky hendek duket se jo vetëm do të ngushtohet, por do të kalojë në kah të kundërt, duke para ecurinë e viteve të fundit.

Po për lëndë djegëse për motorrin e mjetit të tyre, çfarë preferojnë shqiptarët? Gjatë vitit të kaluar, pjesa dërrmuese e automjeteve të regjistruara, kishin motor me naftë, më saktësisht 72% e totalit.

Makinat me benzinë ndërkohë zënë vetëm 18% të totalit të automjeteve të regjistruara në të gjitha drejtoritë rajonale të transportit rrugor gjatë 11 muajve të vitit 2020. Rreth 9% ndërkohë janë autoveturat të cilat përdorin kombinimin me gaz, ndërkohë që makinat elektrike zënë vetëm rreth 1% të totalit.

Related Articles

Back to top button
Close
Close