LajmeMaqedoni

Asnjë mbështetje për personat me nevoja të veçanta, ankohet Ertan Shakiri

Shoqata “SOS VITA” me rreth 450 anëtarë me nevoja të veçanta nuk po gjen mbështetjen e institucioneve të shtetit. Kështu ka thënë sot Ertan Shakiri, kryetar i kësaj shoqate, ndërsa ka informuar si mungesë e mbështetjes, janë detyruar të mbyllin ofrimin falas të terapisë fizikale për anëtarët e saj.

“Kjo shoqatë, e cila mbështetet nga rreth 450 anëtarë me nevoja të veçanta, ka pasur mundësinë të ofrojë terapi fizikale falas për 100 anëtarë të saj që kanë nevojë për këtë shërbim. Ky program ka funksionuar për dy vite, por fatkeqësisht është mbyllur për 8 muaj për shkak të problemeve financiare”, tha Shakiri, ndërsa apeloi që shteti të mbulojë shpenzimet e nevojshme për të siguruar terapi dhe mbështetje për këta qytetarë, me një shumë prej të paktën 4000 euro në muaj.

Në këtë drejtim është e nevojshme që të gjitha institucionet, qeveritë dhe organizatat “jofitimprurëse të bashkëpunojnë për të krijuar një mjedis ku personat me nevoja të veçanta të ndjehen të mbështetur, të vlerësuar dhe të barabartë”, tha Shakiri.

Related Articles

Back to top button
Close
Close