LajmeMaqedoniTopLajm

Asnjë kompani nuk është paraqitur për ta rrënuar objektin ilegal te “Mavrovasja”

Nuk është paraqitur asnjë operator ekonomik, në tenderin e shpallur nga Komuna e Çairit, për prishjen e objektit të ndërtuara pa leje te QTQ “Mavrovasja”.

Nga Komuna shprehen të befasuar që nuk ka pasur oferta, duke pasur parasysh që nuk janë caktuar kritere të veçanta që duhet të përmbusheshin nga kompanitë kandidate. Për TV21 nga kjo komunë thonë se tenderi do të rishpallet nesër, në afat prej një jave dh ebrenda 30 ditësh do të vendosin se cila kompani do të merret me rrënimin e objektit illegal.

Se kush e ka ndërtuar këtë objekt ende nuk dihet, ndërkaq me 23 korrik u mor vendim për prishjen e të njëjtit. Objekti pa leje po ndërtohet në vendin e ish-kafiterisë “Fontana”, e cila u dogj kah mesi i majit.tv21

Artikuj të ngjashëm

Back to top button
Close
Close